Në bashkëpunim me Fondacionin “Lorik Cana”, Ministrinë e Kulturës, Sportit dhe Rinisë dhe Ambasadën hungareze në Shqipëri, bashkia e Fierit investoi në një terren sportiv modest për mbi 500 nxënës të shkollës “Qemal Mehmetaj”.
“Jemi duke investuar hap pas hapi në fshatin Cakran, 1/100 fshatrat më të bukura shqiptare, për t’i dhënë atij dimensionet e duhura të një fshati turistik”, u shpreh kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, duke vlerësuar këtë nismë./atsh
Loading...