Dhe të përballosh me qetësi problemet që lindin nga ndërprerja e ritualit të duhanit.
Probleme të ndryshme. Sidomos pesha: burrat shtojnë mesatarisht, gati 4 kilogramë, ndërsa gratë të paktën 3.
Për të mos folur për gjendjen e humorit: irritoheni shpejt, ndiheni të stresuar dhe në ankth, madje mund të keni dhe probleme me ekuilibrin.
Ushqimet e duhura nëse keni lënë duhanin
Lufta kundër varësisë nga duhani është e ashpër dhe nëse po përballeni me një betejë të tillë, ja disa këshilla që lidhen me ushqyerjen dhe produktet e duhura kur ndalon së piri duhan.
Frutat dhe perimet. Duhet t’i konsumoni në çdo orë të ditës. Organizmi i ish-duhanpirësve ka nevoja të veçanta për vitaminë C, por frutat dhe perimet shërbejnë edhe për ekuilibrimin e dietës kundër efekteve të shtimit në peshë që sjell si pasojë lënia e duhanit. Në veçanti ju sugjerojmë portokajt dhe limonat, kivi-t, domatet, brokolin, lulelakrën dhe specat.
Karota, kastaveca dhe finok. Shërbejnë për të pastruar oganizmin. Duhanpirësi është ‘i helmuar’ dhe këto ushqime e ndihmojnë për të krijuar një lloj diete detoksifikuese. Në të njëtën kohë largojnë varësinë nga nikotina.
Boronica dhe shegë. Mund t’i merrni edhe në formë lëngjesh, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Duhani ka efekte jo pozitive përsa i përket mpiksjes së gjakut nëpër arterie dhe këto lloj frutash ndihmojnë për të përmirësuar qarkullimin dhe oksigjenimin e gjakut.
Sallata dhe vakte të ndërmjetme të shëndetshme. Mund t’ju duket e çuditshme, por sallatat dhe lëngjet natyrale të perimeve dhe frutave ndihmojnë ish-duhanpirësin të fitojë kundra fenomeneve si ankthi dhe irritimi të cilat shoqërojnë braktisjen e duhanit.
Çajrat. Preferoni çajin e mëllagës, verbenës, koprës dhe hithrës. Ato kryejnë funksione detoksifikuese dhe në të njëjtën kohë përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore. Së fundi, përpiquni të zëvendësoni kafenë me çaj.