Emisioni i mbrëmjes së sotme”Open” ka në qendër protestën përpara Kuvendit të banorëve të “Unazës së Re”.
Mes të ftuarve është krijuar një debat, ku deputetja e PD-së Grida dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duket se kanë ndezur gjakrat, duke kaluar dhe në fyerje personale.
Duma: Pse ishte e papërgatirur dhe con atë vajzë mish për top. Po dhuna që po i preket prona atyre? Edhe njëherë policja është e përdorur. Nuk distancohesh nga dhuna për të prodhuar paqe.
Peza: Politika po jep sms të gabuara.
Duma: Ku është mësazh i gabuar,të mos mbrosh pronën.
Peza: Mesazhi është mosdistancimi nga dhuna.
Duma: Ajo është një vajzë shumë e fortë…Ajo është një grua që nuk është përdorur.
Manastirliu: Po përdor qytetarët për të shkuar në kauzën politike.
Duma: Ju s’keni turp. Kërkoni shoë. Po boll me përkëdheljet të viktimizuara ju bëni sikur jeni paqja, lumturia, dialogu, debati.
Manastirliu: Ju mund të vini të diskutoni në parlament.
Duma: Ti po më dridhesh me lotë krokodili.
Manastirliu: Këtyre që kanë ndëtuar mbi pronën publike. Më vjen keq mos e ulni veten me çështjen. Jam në detyrën e ministres për ta sqaruar dhunën.
Duma: Çfarë ke berë ti sot?Ti je ministrja e Shëndetësisë që përlotesh për gruan.
Manastirliu: Unë besoj se ju si deputete duhet të vinit në parlament edhe të flisnit.
Nuk të shkon agresiviteti se je dhe grua. Unë u shërbej qytetarëve.