Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme pranë fshatit Vissani, Janinë ku u vra një shqiptar pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke.
Policia greke ka dalë në deklaratë zyrtare ku ka bërë me dije se 39-vjeçari është qëlluar pasi ka hapur zjarr ndaj policisë.
DEKLARATA E POLICISË
Dje pasdite, pas një informacioni në rruge operative për trafik të lëndëve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janinë, efektivë të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon, u qëlluan me armë zjarri Kallashnikov.
Efektivet iu përgjigjën zjarrit dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39-vjeç dhe u plagos një efektiv policie. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuanë dhe 2 armë zjarri Kallashnikov.
Efektivi i plagosur ndodhet në spitalin “Haxhikosta” në Janinë. Në vendin e ngjarjes vijon operacioni për kapjen e trafikantëve të tjerë dhe mbledhjen e materialit hetimor.
NGJARJA SIPAS MEDIAVE GREKE
Sipas mediave greke, banditët shqiptarë në momentin që policia u tha të dorëzoheshin, ata sulmuan oficerët. Si pasojë një shqiptar mbeti i vdekur ndërsa një polic u plagos lehtë në dorë”.
Ngjarja ndodhi në Vissani Pogoni, kur policia u përplas me një grup trafikantësh shqiptarë.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.
Kujtojmë se vrasja e një minoritari grek disa javë më parë në Bularat të Gjirokastrës u prit ashpër nga shtetasit grekë, të cilët i bënë edhe bust në Greqi duke e konsideruar një hero, ndonëse ishte ai i pari që qëlloi ndaj policisë shqiptare.