Moderatori shpërthen gjatë emisionit të mëngjesit, “ala Renato Mekolli”

Renato Mekolli duket se po e kthen në ngjarje të zakonshme thyerjen dhe përplasjen e pjatave në emisionet televizive.

Gjatë emisionit “Në shtëpinë tonë”  moderatori Flori Agalliu teksa kishte të ftuar një nga ish-konkurentët e “Hell’s Kitchen” ka reaguar njesoj si Renato.

Erjon Merdini ishte duke gatuar dhe Flori kërkoi menjëherë ndërprerjen e emisionit duke bërtitur dhe filloi të thyente pjatat. Fillimisht ish-konkurenti i “Hell’s Kithchen” nuk e kuptoi çfarë po ndodhte dhe me qetësi e pyeti moderatorin se ç’kishte.

“Qetësohu o plak” – dëgjohej teksa i thoshte Erjoni Florit dhe vazhdonte të gatuante.

Pas pak Flori nuk e mbajti dot të qeshurën dhe i tha se kjo ishte thjesht një shaka, ndryshe nga shef Renato që bërtet seriozisht.

“Se kur nxehem i thyej me pjata me filxhanë! Hell’s Kitchen ndryshon orarin e transmetimit? Jo! Konkurrenti i eleminuar Erjon Merdini, i ftuar nesër “Në shtëpine tonë” vihet në lojë nga Florian Agalliu”- shkruan moderatori në videon e publikuar në Instagram.

Loading...