Luciano Boçi: “Bashkia Tiranë, rrëmbyesja që bën si bamirëse”

“Tërmeti është thjesht sebepi për të vënë nën kontroll dhe presion Senatin dhe Universitetin”.

Kjo është akuza e ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi në adresë të Bashkisë së Tiranës.Kryetari i kësaj të fundit, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, do të shprehej se, krahas qendrave sociale, Bashkia e Tiranës për të gjitha familjet që kanë nevojë për një strehim afatgjatë do të hap edhe konviketet e studentëve.

Por sipas Boçit, siç ndodhi me rastin e Kopështit Botanik, ku Bashkia kërkoi imponimin e qëndrimit ndaj VKM grabitëse 510, dhe me rastin e tërmetit po bëhet e njëjta gjë.

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

E padëgjuar, por e vërtetë!!!!

Siç ndodhi me rastin e Kopështit Botanik, ku Bashkia kërkoi imponimin e qëndrimit ndaj VKM grabitëse 510, dhe me rastin e tërmetit po bëhet e njëjta gjë.

Nëpërmjet anëtarit të këshillit bashkiak, në konflikt interesi si anëtar Senati, Bashkia Tiranë urdhëron mbledhjen e Senatit, duke uzurpuar funksionin e Rektorit dhe një të tretës së anëtarëve të Senatit.

Madje përcakton dhe rendin e ditës e dikton dhe Administratorin!!!!?

Në dukje qëllimi shfaqet si i mirë si në çdo propagandë, por në realitet eleminon autonominë universitare në zemrën e vetë autonomisë, në Senat dhe shpërfill Rektoratin.

Tërmeti është thjesht sebepi për të vënë nën kontroll dhe presion Senatin dhe Universitetin.

Senati, në raste të zakonshme ose të jashtëzakonshme, sipas nenit 32, pika 5,6, të Statutit dhe Ligjit të Arsimit të lartë, mblidhet nga Rektorin ose nga nje e treta e anëtarëve.

Rendi ditës në raste emergjente aprovohet me 2/3 e anëtarëve.

Askush tjetër nuk ka të drejtë qoftë anëtar i Këshillit ky.

Bashkia mos të bëjë kot rolin e bamirëses për disa tulla, ndërkohë që i grabit UT 15 ha të Kopshtit Botanik.

Ajo sipas ligjit duhet të jetë financuese serioze e Universitetit të Tiranës dhe jo rrëmbyese e uzurpuese e pronave dhe e autonomisë universitare.

Loading...