Ingredienti kyç? Proteina, e cila jo vetëm që zvogëlon nivelin e ghrelin-it (një hormon në stimulimin e urisë), por gjithashtu ndihmon në largimin e lodhjes duke ju dhënë energji të qëndrueshme.
Ja cilat janë disa nga mëngjeset që duhet të provoni:
Pica e mëngjesit
Bëni një petë të trashë dhe piqeni në 450°F derisa të theket, për 3-4 minuta nga të dyja anët. Lyejeni me ¼ filxhanë salcë domateje, më pas vendosni ¼ filxhanë mozzarella të coptuar dhe dy feta proshutë dhe 1 filxhanë spinaq. Piqeni derisa djathi të jetë shkrirë dhe të marrë ngjyrën kafe, për rreth 5 minuta. Më pas vendosini sipër 1 ose dy vezë, të gatuara sipas dëshirës.
278 kalori dhe 25 gr proteina
Ëmbëlsirë me fruta
Në një enë hidhni Greek yogurt (kos), fruta, (1 filxhan manaferra dhe ¼ filxhan me banane, të prera në feta). Shtojini drithëra në formë kokrre.
193 kalori dhe 17 gram proteina
Burrito
Skuqni të bardhet e tre vezëve, shtoni ½ piper jeshil dhe 1 lugë Jalapeno (piper shumë djegës). Përzijini 2 lugë djathë Cheddar dhe ¼ filxhan fasule të zezë të ziera. Hidhni salca nëse dëshironi dhe mbështillini me pite.
215 kalori dhe 24 gram proteina
Petulla
Kombinoni ½ filxhanë miell, katër të bardha veze, ½ lugë ekstrat vanilje, 1 lugë sheqer dhe ½ lugë kanellë. Hidheni masën në tigan të ngrohur dhe të lyer me spraj për gatim. Gatuajini 2-3 minuta secilën anë dhe hidhini 1 lugë shurup nëse doni.
266 kalori dhe 20 gramë proteina
Mëngjesi në kavanoz
Këto kavanozë janë të mbushur me greek yogurt, fruta të freskëta të mbushuar me lëndë ushqyese dhe me tërshërë të shëndetëshme për zemrën. Ato janë të këshillueshme të haen teksa nxitoni.
Qull tërshëre me fruta
Tërshëra është e pasur me kalcium dhe magnez, e cila balancon sistemin nervor dhe është plotë me fibra, gjë e cila ndihmon në tretje. Qulli i tërshërës është një zgjedhje zëvendësuese. Shtojini boronica, luleshtrydhe dhe bajame për të kompletuar mëngjesin. Boronicat kanë antioksidant dhe vitaminë E, ndërsa bajamet kanë proteina dhe vitaminë E.
Sanduiç i shijshëm
Merrni një panine. Lyjeni me krem djathi nga të dyja anët dhe vendosni sipër disa feta domatesh.
Tost me kungull
Lyni dy feta buke të bëra në tostë me pure kungulli të konservuar dhe më pas hidhini sipër shurup panje.
Smoothie me fruta
Një natë më parë, hiqni lëkurën dhe priteni bananen në gjysmë. Vendoseni gjysmën e bananes në një qese në ngrirje bashkë me një filxhanë boronica. Në mëngjes, boshatisni qesen në një blender me një filxhan e gjysmë kos dhe shtoni akull derisa të bëhet e njëtrajtshme.
Mëngjes i përzier
Skuqni 2 filxhanë patate dhe qepë të prera në kubikë për 10 minuta. Shtoni proshutë të prerë katrore, panxharë dhe 1/8 lugë piper të zi dhe gatuajini për 2 minuta më shumë. Thyeni 4 vezë brenda, përzijini dhe gatuajini për 6 minuta të tjerë.
Burimi: Harpers Bazaar