Dobitë shëndetësore të boronicës

Në vend që të përdorni medikamente të cilat mund të kenë efekte anësore ose janë të shtrenjta ju mund të përdorni produkte natyrale për të larguar gjendjen stresuese të fryrjes.

Në rast se ju vuani nga fryrja e stomakut, në ndihmi iu vjen fruti i boronicës.
Boronica luan rol kyç për shfryrjen e organizmit dhe veçanërisht të barkut. Këshillohet të konsumohet çdo ditë nga femrat pas moshës 40 vjeçare. Kurojnë problemet e venave, variçeve si dhe ndihmojnë qarkullimin e gjakut.Gjithashtu boronica është e dobishme për personat që kanë probleme me kilogramët e tepërt dhe këshillohet ngrënia e tyre pa marrë parasysh se çfarë diete aplikoni.

Një frutë tjetër tejet e dobishme kundër fryrjes, është edhe rrushi, ananasi dhe majdanozi, por të cilët duhet konsumuar në sasi të vogla.
Lëngu i boronicave është i pasur me vitamina A, C, polifenole etj. Këto te fundit kane një veprim anti oksidues kundër radikaleve te lira dhe si pasoje mbrojnë nga plakja e lëkurës dhe nga rreziku për te zhvilluar tumore. Sipas studimeve te fundit përbërësit e boronicave kane zotësinë për tu përqendruar, gjithashtu dhe memorien. Konsumi i lëngut te boronicave përmirëson sistemin e qarkullimit te gjakut. Për me tepër ky lëng mbron edhe shikimin, kuron dhe parandalon gurët ne veshka. Me pak fjale lëngu i tyre është shume i pasur me vitamina dhe antioksidues, ky lëng është me te vërtet një aleat i mire për shëndetin.
Një studim ka zbuluar që boronicat në vete përmbajnë më së shumti antioksidues nga të gjitha pemët dhe perimet e freskëta të cilat janë testuar deri tani.
1. Sistemi i shëndoshë i imunitetit
Antioksiduesit e ndihmojnë sistemin e imunitetit, duke i neutralizuar radikalet e lira që hyjnë në organizëm përmes pesticideve ose tymit. Shumica e fuqive që kanë boronicat vijnë nga pigmenti që ua jep ngjyrën e errët të kaltër.
2. Stimulimi i trurit
Zemra me boronica të freskëta mund t’ju ndihmojë që truri t’ju punojë më fort dhe të mendoni më shpejtë dhe në mënyrë më kreative. Një studim ka zbuluar që boronicat i ngadalësojnë efektet e plakjes së memories.
3. Ngjallja e lëkurës
Nëse e bëni një maskë nga dy lugë të vogla me boronica, dy filxhanë sheqer me ngjyrë të kafenjtë dhe tri lugë me lëng limoni, lëkura juaj do të ngjallet, sepse sheqeri do t’i mënjanojë pjesët e thata të lëkurës, limoni do ti japë shkëlqim, ndërsa antioksiduesit nga boronicat do të kujdesen për butësinë e saj.
4. Shikimi i mirë
Dy porcione boronica në ditë e reduktojnë rrezikun nga humbja e shikimit si pasojë e plakjes për, madje, 38 për qind.
5. Zemra e shëndosh
Pesë ose më shumë porcione me boronica në javë reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër, veçanërisht te femrat. Boronicat përmbajnë një dozë të lartë të komponentëve që u ndihmojnë arterieve në zgjerim.
6. Sheqeri më i ulët
Boronicat kanë nivele të ulëta glikemike, kështu kanë efekt pozitiv në rregullimin e sheqerit në gjak, veçanërisht te personat që tashmë vuajnë nga diabeti. Pesë porcione me boronica në ditë do të sjellin deri te përmirësimi i dukshëm pas dy muajve.
7. Preventiva kundër kancerit
Antociani që u jep ngjyrën e errët boronicave sulmon qelizat e kancerit, e mund edhe të ndikojë në reduktimin e intezitetit të rritjes së kancerit tashmë ekzistues. Mjafton që në ditë ta konsumoni një pjesë të tortës me boronica ose një gjysmë filxhani me këto pemë.
8. Ndihma për fshikëzën
Boronicat, sikurse edhe boronicat e kuqe, përmbajnë komponentë që ndihmojnë murin e fshikëzës që t’i luftojë bakteret deh infeksionet e traktit urinar.
9. Reduktimi i dhjamit në bark
Polifenolët që gjenden në boronica ndikojnë në shpërbërjen e qelizave të yndyrës, gjë që veçanërisht theksohet në dhjamin rreth barkut. Kjo pemë përmban shumë pak kalori, 110 për një pjatë, kështu mund ta ofroj një ndihmë të madhe, nëse përpiqeni që të humbni në peshë.
10. Ndihma në rastin e kapsllëkut
Një porcion me boronica përmban rreth 4 gram fibra, që është 14 për qind e dozës së rekomanduar ditore. Boronicat ndihmojnë në hidratimin e traktit të zorrëve, gjë që është shumë e rëndësishme për funksionimin normal të tyre.
11. Shëndeti i eshtrave
Boronicat përmbajnë një dozë të madhe të manganit, i cili luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e eshtrave.

Nëse fëmija juaj pëlqen boronicat, le t’i konsumojë ato kur të dëshirojë, sepse në këtë mënyrë do ta zhvillojë një masë dukshëm më të dendur të eshtrave sesa moshatarët e tij.
Pse është i mirë lëngu i boronicës së kuqe
Boronica e kuqe është lloj i bimës shëruese dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Vepron si antibiotik natyror, ndërsa me sukses parandalon infeksionet e tërë organizmit tonë, më së shumti të traktit urinar dhe atij tretës.
Boronica e kuqe mund të përdoret për marmelatat e pemëve, komposto, pekmez dhe ëmbëlsira. Gjithnjë e më shumë konsumohet edhe në formë të tharë. Ndihmon tretjen dhe ngop, prandaj nuk do të keni aq shumë dëshirë të hani ushqim të pashëndetshëm dhe të ëmbël, transmeton koha.net.
Nëse nuk pëlqeni të hani fruta të thara, ideal për ju është lëngu i boronicës së kuqe. Lëngjet e pemëve nga boronica e kuqe treten lehtë, janë të shëndetshme, janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave si dhe mineraleve. Frutat e boronicës së kuqe përmbajnë sasi të madhe të vitaminave A dhe C të cilat janë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e rregullt.

Ato në mënyrë të suksesshme ripërtërijnë lëkurën nga plagët e ndryshme, inflamacionet dhe ndryshimet e ngjashme në lëkurë të shkaktuara nga ndikimet e jashtme dhe të brendshme. Kanë rol të rëndësishëm për punën e rregullt të metabolizmit dhe sistemit nervor.
Me mungesën e tyre shfaqen probleme me infeksionet në organizëm, lëkurën e thatë dhe të ndjeshme, dëmtimet dhe thatësinë në lëkurë, tenin e keq dhe imunitetin e dobët. Kur imuniteti dobësohet përnjëherë, trupi ynë është më i nënshtruar ndaj ftohjeve dhe gripit sepse nuk është mjaft rezistent, respektivisht i fuqishëm që të luftojë kundër baktereve dhe viruseve që na kërcënojnë.
Shumë antioksidantë që i përmbajnë boronicat e kuqe kanë efekt antibakterial në organizëm dhe nga trupi sekretojnë materiet e dëmshme nga ushqimi që e konsumojmë çdo ditë e që nuk është i shëndetshëm. Po ashtu kanë efekt të shkëlqyeshëm kundër shfaqjes së shumë sëmundjeve të ndryshme, si diabeti, karcinomat dhe sëmundjet e zemrës.

Vlerat energjetike të boronicës së kuqe ndihmojnë te problemet me veshka, lehtëson urinimin dhe sekretimin e lëngjeve dhe kështu parandalojnë sëmundjet e traktit urinar. Pastron kanalet urinare dhe redukton rrezikun e inflamacioneve.
Për lëngun e boronicës së kuqe është shumë e rëndësishme të jetë i përgatitur në mënyrë të freskët, dhe kurrsesi i konservuar.

Tek konservimi në lëng shtohen materie artificiale që ai të mos prishet menjëherë. Këto materie reduktojnë efektin e shëndetshëm të vetë boronicave nga lëngjet. Kur e përgatisni vetë në shtëpi lëngun e boronicës së kuqe, mos i shtoni sheqer.
Receta e përdorimit të boronicës
Marrim 5 gram boronicë dhe 100 ml ujë zihen dhe konsumohet në formë çaji, dy tre gota në ditë.

Gjethet e boronicës përdoren gjithashtu në formën e çajit. Përgatiten duke i zier 2 lugë kafje gjethe boronice, në një enë, që përmban një gotë ujë.

Pihet dy herë në ditë, si dezinfektues urinar. Rekomandohet njëkohësisht për diabetikët dhe në shumë çrregullime të tjera të shëndetit. Frutet merren nga goja, duke i përtypur, sasia e konsumimit varet nga mosha. Gjethet, për mjekimin e diabetit, përdoren në këtë raport: infuz: 2 lugë kafje gjethe të grimcuara hidhen në një gotë çaji të valuar. Përdoren dy gota në ditë.
Keshilla: Nuk duhet të përdoren për një kohë të gjatë përzierjet nga gjethet e boronicës, që të kesh një shendet të mirë. Bëni kujdes që të mos e ngatërroni me fruta të tjerë, që janë shumë helmuese, si p.sh. mirtilo palustre etj.

Loading...