Përjetim nga Elma Doresi: “Një ndjesi që të linte të qeshje e të qaje.Lajmi rezultoj i rremë.Shyqyr zotit!”

Përjetim nga Elma Doresi:

Nje interviste e grekut ku tregonte pse ishte detyruar te pergenjeshtronte lajmin atehere..

Lajmi i mbylljeve te shkollave dhe kopshteve, termeti i ores 22:00,,te gjitha bashke bene qe lajmin ta besonim me kuç e me maç.
Kur dolem jashte kuptuam se ishim nder banoret e fundit te pallatit.

U ndjeva shume mire me vete qe nuk e neglizhova si lajm dhe here pas here i thoja familjes : E shikoni? Po mos ngulmoja une do ishim te vetmit budallenje brenda ne pallat.
U futem brenda fushes. Te lumtur qe gjetem vend nga ai trafik e bombardim njerezish ne rruge me makina e ne kembe.
Batanijet filluan te shtroheshin jasht makinave.
Femije, te moshuar, te rinje, ishin kudo.
Ne nje moment vura re se tre persona dukeshin nga pallati perball qe qendrronin ne ballkon.

Ata me siguri po thone : Shikojini budallenjte si kane dale, nderkohe ne themi shikojin ata budallenjte aty qe nuk kane dale ende thashe une.

Mu kujtua biseda e dy te semureve me spitalin psikiatrik qe i thonin njeri tjetrit per disa ore :

‘ Kush budalla, une budalla?
– Eo ti budalla’.

Nje gjysh ne krahun tone e shtruan sapo erdhen. Normale, moshe e madhe.

Gjyshi here pas here leshonte nje autoironi me aktualitetin por qe shkaktonte te qeshura. Ne ato momente duhej.

Gjyshi : Ohhh… Pika, e beme edhe President.

Apo :

Gjyshi : Mesohuni tani se kete muhabet do kemi nja 6 muaj..

Ose :

Gjyshi : Po keta te pakten ta mbledhin mendjen, ti bejne per 24 ore keto lajmerime..

Ne qeshnim.
Nderkohe nipi doli tek dritarja makines :

Halla kur do ta ndezim zjarrin?

Kam dy dite qe per te mos e kapur paniku i kam thene se jemi ketu se do bejme nje zjarr te madh e te ngrohemi per ta larguar nga ideja e termetit.

Kishte dhe njerez qe benin foto te gjithe ne grup. Madje nje grupi u cova ja bere une qe te dilnin te gjithe. Fundja pse duhej pritur me drame, me mire keshtu duke qeshur.

Dhe ashtu ne kembe e me cigare ne dore shikimi yne rrinte perballe pallateve.

E tmerrshme thashe, jemi te gjithe me syte nga pallatet, a thua sikur po presim qe ata te shemben. Nje ndjesi qe te linte te qeshje e te qaje.

Lajmi rezultoj i rreme.
Shyqyr zotit.
Makinat filluan te leviznin, filluam dhe ne.

Ikim i them mamit, doli lajme i rreme.
” Nuk thua shyqyr me nonen, se ska gje per kete te dale, mire beme, u siguruam fundja”.

Termetet nuk parashikohen, fjale kjo qe u mesua permendesh, madje e degjoja dhe nga kalamaje mbreme ne erresire… E megjithate serish dhe pse e dinim dhe e thonim, dolem.

Ftohjen, demin psikologjik, kush mban pergjegjesi?!

Sot Tirana ishte si pas nates se 31 dhjetorit, me te vetmin ndryshim : Kishte makina ende ne rruge e njerez qe kishin fjetur dhe pas lajmit aty. Me vinte te qaja…

Loading...