Ore po budallallëku a parashikohet? – Nga Artan Fuga

Nga Artan Fuga

Po tajfunet që afrohen nga oqeani dhe shkatërrojnë krahina të tëra vendesh shtetesh të fuqishme si Bahamasi?

Furtuna e fuqishme, ardhja e asteroideve, po ardhja e gripit që vret mijra njerëz? Po se kur do të shuhet Dielli a parashikohet? Po kush fiton ndeshjen të djelën tjetër midis Teutës dhe Lokomotivës?

Jo! Thonë budallenjtë, janë punët të Zotit ato! – ja plas njeri. Nuk parashikohen – ja pret tjetra që partia e ka graduar ministre direkt nga arat me misër. E shumta, mbani o kalamanj një jastëk në çantë dhe vëreni në kokë kur të bjerë tërmeti dhe ikni nga dritaret!

Uauuuauauaaaaaa! Ore po budallallëku a parashikohet? Parashikohen tërmetet o posssiiii! – ja plas pas pilafit kur i del basti njerit nga Qiproja a nga Madagaskari.
Po ku ishe o t’u mbylltë para sesa të binte tërmeti!!! Ahaaaaaa! Nuk doje panik? Pse Cikago është Tirana që bllokohet nga veturat si nëpërfilma me vullkane!!! Ne ja japim vrapit a derëzi! Mos na qaj hallin!

Loading...