Keti Bashhysa: “Sa idiotër ka ky vend , nuk ma do mendja të ketë askund! Boll shenja po ju jep Zoti pra , që të mblidhni trutë e kokës por, nuk po kuptoni.I suleni me ofendime gazetarëve dhe portaleve”

Artistja Keti Bashhysa ka reaguar në lidhje me sulmin që u bë ndaj dy gazetarëve dhe shoqrimin e tyre në polici.

Ajo shprehet në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, se nuk kishte asnjë fake news sikurse tha kreu i qeverisë.

Sipas Bashhysës, gjatë natës së djeshme ranë tre tërmete, çka do të thotë se paralajmërimi ishte i saktë.

Ajo u bën thirrje qytetarëve të mbrojnë veten e tyre dhe të mos u sulen me ofendime gazetarëve.

Për Ketin, shteti nuk e çan b*thën për qytetarët. Artistja quan fake gadishmërinë qeveritare ndaj popullatës.

Reagimi i plotë:

Sa idiotër ka ky vend , nuk ma do mendja të ketë askund! Boll shenja po ju jep Zoti pra , që të mblidhni trutë e kokës por, nuk po kuptoni!
Në vend që të ruani veten dhe familjet tuaja në kësi rastesh (sepse shteti nuk e çan b*thën hiç fare) , I suleni me ofendime gazetarëve dhe portaleve!!!!!
Ore , 3 tërmete ranë mbrëmë gjate natës. Ja pra që asnjë lajm nuk ishte fake!
Fake është vetëm “gadishmëria” qeveritare ndaj popullatës. Kaq!
Rob të trashë.

Loading...