Cikël poezish nga Natasha Limaj

Cikël poezish nga Natasha Limaj

NATASHA FEJZAJ LIMAJ

• U lind në Vlorë në 30 / 12 / 1957
• ABC-në fillestare thithur në shkollën 8-ë vjeçare “Teli Ndini” Vlorë
• Nga klasa e III fillore si rezultat i nismave partiake te sistemit të, kohës në vitin 1966 transferohet me banim nga Vlora në vendin e rrënjëve të sajë Kaninë dhe 8-ë vjeçaren e mbaroi në shkollën “ Rrapo Hasimi “ Kaninë
• Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin “ Ali Demi “ Vlorë
• Studimet e larta i ka kryer në universitetin “ Ismail Qemali “ Vlorë , dega “ Gjuhë – Letërsi “ Shqipe
• Ciklin e dytë të studimeve , po në universitetin
“ Ismail Qemali “ Vlorë , Ku u diplomua në dhe licencua
në : Master Shkencor , për Mësimdhënien
e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
•Është certifikuar në tre nivele në Akademinë private,
“ Elita Profesionale” në Tiranë gjatë vitit 2016-2017

• Duke qënë një person i afeksionuar ndaj artit të shkruar ka gjalluar tërë jetën brenda këtij habitati.
Aftësia e saj kreative nuk ngeli: ” ëndërr në sirtar “,
po u konsolidua në realizimin e disa botimeve poetike që renditen si më poshtë :
•”NJE PJATANCE ME MALL”.”Maluka”, Tiranë ,2005.
•”PAK NGA DITA NE QYTET” .”Maluka”,Tiranë,2006 .
• “HALLA LAJMESE”………”Maluka”,Tiranë,2007.
•“COPËZA JETE”……………”MALUKA”Tiranë 2013.
•“TROKITJE SHPIRTI “………” MUZGU” Tiranë 2014
•“NJË ÇUNAK PREJ ARBËRIE”” MUZGU “ Tiranë, 2015
• “SHPORTË VARGJESH“……………
është aprovuar nga Ministria e Kulturës Maqedoni dhe është në borim në shtëpinë botuese “ IDRIZ SEFERI “ KUMANOVË, MAQEDONI
Pjesmarrëse me krijimtarinë e saj poetike në 12-ë ANTOLOGJI POETIKE, të botuara ,po në shtëpinë botuese “MUZGU “ të vitit 2014.
Është vlerësuar me çmime letrare të ndryshme ndër konkurime,si në konkursin “ EPOKA E TALENTIT “ Durrës, Me çmimin e mirënjohjes në krijimtari poetike,së fundmi vlerësuar nga “ AKADEMIA EUROPIANE E ARTIT “ ,me çmimin e dy-të, në lëvrimin e prozës, përfaqsuar me prozën me titull:
“ SKLLAVE APO HEROINË “
Është prezantuar me punën e saj krijuese në shumë organe të shtypit të shkruar dhe elektronik ,kombëtare dhe ndërkombëtare. Me krijimtarinë e saj bëhet pjesmarëse në dy antologji studimore për letërsinë , botimet e të cilave në Zvicër nga shkrimtari dhe studiuesi Gezim Ajgeraj dhe në Prishtinë nga studiuesja Migena Arllati . Denjësishtë e përfaqsuar edhe në antologjinë e qytetit të saj, Vlorë, me titull “ NEKTAR KALTËRSISH “ ku emri i saj renditet në 50 emrat e poetëve të përzgjedhur vlonjatë . Në medjat elektronike është person publik e përfaqsuar me krijimtarinë e saj dhe pjesëmarrëse në shumë evente kulturore artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, i fundit ka qënë në 2012,
pjesmarrëse në konkursin e Poeteshave mbarëshqiptare në Vushtri të Kosovës , ku poezia e saj spikati dhe u vleresua fituese !..
Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore mbi gjuhësinë, të organizuara nga katedra gjuhësore e Universitetit , “ Ismail Qemali “ Vlorë ,
e fundit ishte Konferenca mbi Albanologjinë 2015
• Punon si mësimdhënëse e lëndës
” Gjuhë – Letërsi “ shqipe në shkollën e mesme “ DIJETARI “ Vlorë
• Ndjen përgjegjësi dhe obligim ndaj komunitetit të saj kaninjotë dhe sot për sot jep kontributi në strukturimin , korrektimin dhe redaktimin e revistës periodike “ KANINA “ me funksionin e kryeredaktores. Një revistë me të gjitha parametrat bashkëkohore, ku së fundmi mbrrin në dorën e lexuesit kaninjotë e më gjerë, numri 9 i saj.
Solli për ju Eduart Pasha Vlonjati

*****

SOT KA DITËLINDJEN NAIMI

Sot ka ditëlindjen* Naimi *, muza ime flakadan,
Kërkon fjalën më të ëmbël, të ngjiz varg për k’të Vigan….
Sot ka ditëlindjen *Naimi *,Ai që e tundi dhenë,
Me frazën e shenjtëruar , “ Qysh e le qengji kopenë…
Si sot, ka lindur * Naimi *, gurthemel’ i Shqipërisë,
Ai që i përjetësoi , dhe gërxhet Arbërisë….
Si , sot ka lindur * Naimi * tjetër , si ai nuk leu…
Që e ngopi atë shpirt me trimëri * Skënderbeu*….
Sot ka ditëlindjen * Naimi *,Ai që edhe mërguar,
Vargun thur për mëmëdhenë, gjak e lot, e drithëruar….
Sot ka ditëlindjen * Naimi *që e ndezi kohën zjarr,
Amanet , gjuhë dhe troje , o i bukuri Shqiptar….
Si sot ka lindur * Naimi * ,të gëzojm’ e të lodrojmë,
Palc’e palcës shqipëtare, përjetësishtë ta kujtojmë!…

****

SHENJTËROJ

Do këndoj me gjuhën foshnje, siç më ninulloi nëna,
“ Ce “ , atë, sa kam dëgjuar, nga vendi më “ luan zëmbra “…
Do këndoj me gjuhën foshnje, siç më përgëzoi babai,
Rritu .., zonjushe moj “ keçe “, “ ce “ mbir’mbi “ kuckë “ agai…
Do bërtas në gjuhën foshnje, “ ce “ kam hall , mos e harroj,
“ Qepur “ bishtfustanmamaje, nëpër “ oda “ pasdarkoj…
Të gdhendur në gjuhën foshnje, “ dil tutje nga sheshullaku “,
Me vëllezër e me motra , të një “ shkëfi “ të një gjaku…
Sa lezet në gjuhën foshnje!…Me naze…fraza urimi,
“ Hanko zonja “ , si më je?.Fajkua dhe aga trimi…
Zonja nuse , zonjushë bija, agallarët djem azganë,
Nënëmadhja e shtëpisë , për “ lastare” veten mbanë…
Do këndoj me gjuhën foshnje, për dasmat që ndizen valle,
“ Miserdhe “ moj “ gurgulidhe “ që hyre në “Derë të madhe “!…
Do vazhdoj , t’ia them me grykë!.. “ Ç’deshi molla në Kaninë ?…Ja, mollooo,ja ,luleee..!”
Më i miri , më vë synë, “ lajmës “ dërgoi dashurinë…Ti, moj lulja Meneksheee…!
Do këndoj me gjuhën foshnje, mbi “ ballkonin “natyralë,
“Karshillëk” do t’i bëj hënës,” t’i them dil , apo të dalë?… “
Vetëm me gjuhëzën foshnje,” jorgan ” lekësh mbi” bukëvale “,
Dajo – dajo …, zgjidh një emër , e pastaj “ astrit “ në valle…
Do këndoj me gjuhën foshnje, zonjërimin në Kaninë,
Bukuri-terbiet-oxhaku, “ kapak flori “ mençurinë…
Mos thoni : -Kot, këto “ mburrje “!…Jooo…, vjetërsi arkaike!…
Gjuhën foshnje e rindeza , shenjtëroj , këtë relike!…

****

S’BËHEM DOT

Ah ,moj vete , a…, s’më thuaaaa,
Bëhesh dot , mootër…., për muaaaaa?!…
Ç’më ngarkon me shenjtëriiii…,
S’bëhem dot , kapak floriiii!…
MOS MA GRABISNI
Mos ma grabisni vetminë,
Me të ushqej Poezinë…
Dërrmoj, shtrydh, mbi gërmëzime,
Grimcëz gaz , mal hidhërime!…
Uuuuu….euuu….
Uuuuu… e uuu… bënë Shqipëria…
Jo, si uqër bijë dhe bija…
Me shtazërinë që ushqeni,
As në ” hartë ” s’do t’më gjeni!…
POEZI E ZONJËRI
Pse, o zot ,s’më bëre dy???…
Njëra zonjë për shtëpi, tjetra “ bridh “ me poezi…
Kur më rrëmben poezia , tym e flak bëhet shtëpia…
Kur më mban “ lidhur “shtëpia , thikë “ të prerat “ poezia…
Pse, o zot në ” një ” përzieve , poezi e zonjëri?…
Kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreq ???…
Të dyja janë shenjtëri!..

******

GURGULLIMË NË PELLAZGI

Palcë trungu e dy pemëve ,” Toskëri “ e “ Gegëri “,
Njomur buzën , tek burimi gurgullimë në “ Pellazgi “…
Shenjtëri ambrozëruar, tingëllimë , polisemë,
O, po, ç’thesare ke ngjeshur, edhe veç në një fonemë…
Belbëzima foshnjarake, lëngëzimi i dëgjimit,
Ligjërimi ,për ” Lirinë “ dinjitet i shqipërimit..
Trëndafil e manushaqe, luledele nëpër arë,
Karamele brenda gojës, sa plas dashuri e parë…
Vajzërim shtrir’nëpër këngë, ndezur dasma , djegur valle,
Në të prapsur , të qejfmbetjes,urtësi…, o zonjë e madhe…
“ Aort’e zemrës “këputur, me grykë vaj’e ngashërime,
Gjuha Shqipe mbi të gjitha , O , balsam , për hidhërime!…
Llahtar – llahtar, sa të dua?!… Ku je o, frymimi im ??!!
Me një fjalë më zë mëngjesi, darkës gurgullon burim !…

******

ZOR SE TA MBUSH

Kur dashuron pjesën time,dhe gëzoj edhe s’gëzoj…
Ta duash më shumë se mua, vështirë kam që ta besoj…
Për botën, nuk peshojnë fare ,therori me deklamime,
Boshatisur got’e shpirtit, zor, se ta mbush pjesa ime!…
SKLLAVE
Paska thene “Bualoi”….,
” Skllave” je…, tamam si mua…
Pershtat e paskemi bindjen,
Ti si rime e une si grua!…

***

LOT’TË ZJARRTA

Do t’ju vi…do t’ju vi….
Do t’ju vi….jooo…, nuk harroj…..
Dhe , pse frymën s’ua ndjej’
Buzët mbi mermer do t’çoj !…
Pastaj petla lulërimi ,
Tej e tej…, do t’ju mbuloj….
Eshtrave t’ju hyjë aroma ,
Lot’të zjarrta do t’kulloj!….
DASHURI E DHEMBSHURI
Kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreq, dashuri e dhembshuri,
Pse të dyja në një kohë?…T’u jap duhmë , jo nuk di!….
Nga nëna kjo, dhemshuria, si mund ta anashkaloj?..
Dashuri , o thelb i zemrës , për Ty.., gjakun e kulloj…
Në dritë të syrit më shtrihet, motërdhembshura e ftikur,
Birdashuri mallzjarruar, pse më ikën i mërzitur?!…
Faqeve uji i vluar, ngashërimat grykës mbytur,
E pazonja të ndaj kohët, të më bëj dy, Zotit lutur!…

***

NËNAT NUK NDRYSHOJNË

Ajo, ishte nëna jote. Mike timen, pse e ndjeva?!…
Fotos i rrëshqita dorën. Lotërim… Ç’u mallëngjeva….
Jo-joooo.., nënat nuk ndryshojnë, shenjtëri universale,
Mike-mike-mikemira…, me atë foto, ç’ma ngjalle!…
BRENDA LLOJIT
I qetë, pooo…
Embelsirë pooo…
I bukur, pooo…
Kasafortë inteligjence po-po-po…
Elitar , domosdooo…
Botën rreth teje e dooo…
Veç te thembra e ” Akilit ” brenda llojit i njësuar
Sytë e qenit të tërbuar !…
Bardhësisë ” qesh e luaj,
Ti i kamur e i ngopur…
Palcërimit kallkanosur,
Varfanjaku sy përlotur !..***
****

NJË FUSTAN

Një fustan ,si yti dua , o vjeshta me shegë e ftua,
Nëpër të rrush edhe dardha ” palat ” flakërim’e arta..
Jaka mbetur , që nga vera, xhepat gjethe prur nga era
Kristale vese qëndisur nata me yje kish nisur
Një fustan si yti dua , dizajn me ngjyrat e tua
Edhe prehrin plot të mbushur, hem me sheg‘e hem me ftua!…
KËNGËMARROSUR
Pse më thua :- Je e marrë, kur kaq bukur ëndërroj ?!…
Pse më thua :- Je e marrë, kur natyrën dashuroj?!…
Pse më thua : -Je e marrë, kur nanuris nëpër gojë?!…
Pse më thua : E marrosur , kur këngëzimin filloj?!…
E “ marrosur “ un’jam lindur, këngëmarrosur do të shkoj!…

***

MIQËSI BRILANTE

Sa dua të të besoj ,kur flet për miqësi brilante,
Po ç’t’i bëj kujtesës sime , sejvon të tuat ” mëkate” …
Shpika ” gomë ” e thash , t’i fshija,
Të mos prishej bukuria…
Mjeshtërisht’e dizenjuar,
Retin’me shtirje mbuluar!…
VLERA
Doli ” vlera ” nëpër Vlorë ,
Antivlera ” gur ” në dorë…
Zhduku ” prapashtesa “ime,
Se të bëra cop-thërrime!!!!…
Aq e rrallë , sa ke mbirë
Ekzistencën të vështirë…
Unë , far’e ” hithrës ” shtuar,
Ty…, mbytur e injoruar!…

***

ZOR SE TA MBUSH

Kur dashuron pjesën time,dhe gëzoj edhe s’gëzoj…
Ta duash më shumë se mua, vështirë kam që ta besoj…
Për botën, nuk peshojnë fare ,therori me deklamime,
Boshatisur got’e shpirtit, zor, se ta mbush pjesa ime!…

****

QOFSH E LUMTUR

Si sot vet i Madhërishmi , më piketoi për dhuratë,
Dy buzka të njoma m’ngjiti, thithkës së gjoksit të djathtë…
Po, dhe nga Shqipja shkëputi, aq sa ka dhe numri i shenjtë,
Shtat’fonema yllëzoi , e kompozoi emrin tënd….
Hëna me të lutur Diellit, aman…, nja ca rrezëllima,
Aurorës së mëngjesit , ësht’nisur e vjen Arlinda…
Çdo – Një Prill – sa s’më plas zemra, të gjej fjalën më të bukur,
E pastaj të tund dhe malet, Linda …
O shpirt, Qofsh e Lumtur!…

****

GJETA ESHKË

Thash se muza qe venitur, që në rrënjë marrur të tharë,
Për çudi…, palclabërisë, bup…,e mori ,porsi zjarr…
Sy “ Ciklopi “ un’e tëra, rrëmbeva ç’kish në natyrë,
Me të shtata të ylberit , kapilarëve u dhash ngjyrë…
Sup më sup e kapur qiellin, pelerinbardhat shtrënguar,
Ç’më bëre imagjinatë?!..Me “ Mite “ më ke trazuar…
Perëndesha Labëri, vargmalet rrotull kurorë,
A, s’më thua , kush t’i derdhi, çelnajat, cili piktor?..
Vallen me rrezen e diellit, blerta-verdha-rozërimi,
Shpirti “ Pegas “ i tërbuar , me sy hapur ëndërrimi..
Orë-Zanë- Shtojzavalle, seç m’u shfaqe , mbretëri,
Nëpër kodrinat e tua , kërkoj “ Gjergj Elez Ali “…
Me fat , me fat që shijova, virgjërinë me lulërime,
Prehrit tënd, moj Labëri , gjeta eshkë, për muzën time!…

***
KOHËN E SFIDUAR

Sinqerisht , më befasove, Ti.., mikja ime e çmuar,
Sos me dhuratën e bukur, por dhe kohën e sfiduar…
Shtata dhe teta do t’vinin, Ti me pesën parapritë
Buqeta në dorën tënde , superdiell e superdritë
Lumturofshë mikja ime kësaj shtate, kësaj tete,
S’jam e zonja të t’përciell , ç’buroj prej kësaj Buqete!…

Ç’E DESHE

Të kesh turp ,nga turp’i tjetrit,
Për Botën, anomali…
Zot , o zot ,sa na lëndove,
Monstrën , ç’e deshe njeri?!…

****

Një autobiografi e shkurtër në vargje me rastin e ditës së lindjes!…
JAM-JAM-JAM…
Fund e fillim viti jam, jam dhurat’për vit të ri,
Seç jam , copëzat m’i gjeni në timen biografi…
Jam koçimare “ Shashice “, çelitur rërës së detit,
Jam një degëzë mersine nga ballkoni i qytetit…
Jam nga vaj’i argëlidhit, nga yshmeri me shumë petë,
Nga byreku me lëpjeta, mëndërzë e tufëz qepë….
Nga oxhaku shpuzëruar e tigani me kokoshka,
Jam nga shega , jam nga ftoi, që mbështetur rri tek porta…
Jam nga xhami e ” Oxhollit “, jam nga “ Fejzajt “ sojëli,
A ta marrë për të vërtetë?.. Pikëz gjaku “ Konjalli “…
Jam nga gurët e sokakut, nga gardhina me xinxife,
Karshillëk për ngjyr’i bëja me fustanin tim kadife…
Jam një grimcëzë Kanine aty, në brinjë të Kalasë,
Gërshetin litar mbas shpine, gjë e shenjtë , prej Mamasë…
Jam e bija e Selimit me kabash pinte rakinë,
Kryemik e burrë zakoni numër dymbëdhjetë dollinë …
Jam e motra e “ Sizif-ve “, malore na erdhi jeta,
Sa ulli në shpinë “ Kanina “ , aq të poshtme-të përpjeta….
Jam nga fjala , jam nga vargu , kokën katrenës ritmike,
Shpirtin “ Pegas “ i harbuar, ndër pyllnaja poetike…
Jam-jam-jam!…, fllad Kanine, aromë Vlore, po , dhe çikëz Labëri,
Meqënse , si sot kam lindur , thash:-Të më urosh dhe tiiii!…

***

S’KA TË MBARUAR

As me ledha , as me nojka
Por frymim që më mungon…
Botën shkoq, nëse unë ikur,
Si drt’në sy më kërkon….
Dhe , pse zhurmë e potere,
Nëse këmba më rrëshqet…
I tëri bërë sy zoti,
Kraharorit tënd më pret…
A, s’më thua : – Kur filloi???
Vitet ma kanë mjegulluar…
Ç’e do orën e fillimit ?!…
Kur “ Ajo “ s’ka të mbaruaaaar

THES ME FJALË

Një morfem’o një morfemë,
Një të ” shkretë ” nxora nga goja….
Të ma bëje ” thes “ me fjalë ,
Për ” sy balli “ , se besoja!…
Një morfem’o një morfemë ,
Një rrokje artikuluar,
” Malin ” me fjalë ku e gjete?…
Apo, ndër to “ rrënjëzuar ” ?!…

Loading...