Eja miku im !
Për ty Muhamet Liko
Kam kohë që të pres, u bën’ ditë që më mungon!
Eja , kafen e përditëshme të pijmë,
”Të vrasim kohën” ( pa vlerë), që aq shumë vlerë ka
e vlerën s’ia dijmë, por as emrin!”
”O Zot , po çemër ka kjo kohë?!”
Rreth nesh fytyra të zverdhura , njerëz të lodhur.
Ku të gjithë janë kundër të gjithëve,
komunikojnë me bebe syri,
e në heshtje numërojnë qindarkat e kafesë…
Eja , eja …
Eja të flasim për artin;
”Bekuar nga shpirtra të vdekur”
mbajtur peng’ nga Jagot,
”Faraon tempujsh hijerëndë”
”Lordët e shkresave” , ata të cilët firmosin me duar
të pista , e që s’dijnë të flasin Shqip!”
Eja miku im të ndajmë brengat , dhembjet e hallet, pranë detit që hesht ,
në qetësinë e tij të frikshme !
ç’ngjyrosur , plakur , baltosur e lerosur nga të ”fortët!”
Kjo shoqëri do Jago …
Jeta në tokë më ngjason me një zoopark, ku mbijetojnë bishat!
Eja miku im , eja po të pres…!
( Po hajde ore , s’e u ftoh’ kafeja )