“Një popull i paarsimuar, sundohet më lehtë, por nuk mund të ketë të ardhme! Është i destinuar të vetëshpërbëhet deri në tretje”

“Better safe than sorry”

Më pikoi në shpirt teksa mbrëmë shihja dhjetëra mijëra që vërshonin rrugëve pas një mutlajmi me tërmet 6 ballësh në një orë preçize! Sigurisht, lajmi dhe autori janë të dënueshëm, por a është kjo një zgjidhje që eksodi i mbëmshëm të mos ndodhë më? A ishte ai mutlajm shkaku i vërtetë?
Jo. Shkaqet janë tri të tjerë:
1. Frika
2. Padija jote.
3. Veprimet e të ngjashmit.
Frika është natyrale, instinktive. Dija e qetëson, padija e agravon. Mos nënvlerësojmë pikën 3. Nëse dikush nuk është i bindur për atë që duhet të bëjë, bën automatikisht çfarë bën i ngjashmi. Nëse i ngjashmi është po aq i (pa)ditur, rezultati është krijimi i një turme të cilën mund ta kontrollosh dhe lëvizësh me lehtësinë e papërballueshme të një mutlajmi!
Edhe unë kam frikë nga tërmeti, por besoj në shkencë.

Besoj se tërmetet nuk parashikohen, por besoj edhe atë që shkencëtarët thonë se çfarë ndodh pas një tërmeti të fortë. Këto më bëjnë që të fle në shtëpi. Nëse do të jetonim me terrorin e tërmetit apokaliptik, nuk do të futeshim më kurrë në ndërtesa hekurbetoni!
Sa për fakenews, pushteti jeton vetëm prej tyre!
Pasi deklamon e përhap fakenews të besueshëm e të pabesueshëm (do ulim çmimin e naftës, do binjakëzojmë Peqinin me Lazion, do hapim 300.000 vende pune…) jo vetëm ata që dolën në rrugë nga frika e tërmetit, dynden në qendra votimi dhe fuqizojnë disa njerëz, të cilët midis të këqijave të tjera, bëjnë edhe më të madhen, të padukshmen; kujdesen dhe investojnë që njerëzit të vazhdojnë e të përqafojnë atë që u vjen më e thjeshtë, padijen.
Një popull i paarsimuar, sundohet më lehtë, por nuk mund të ketë të ardhme! Është i destinuar të vetëshpërbëhet deri në tr e t j e…/Edi Oga

Loading...