Basha: “Opozita po harton një plan antikrizë dhe një platformë për Shqipërinë si e gjithë Evropa”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur rreth planit që opozita ka për dalë nga kriza politike.

Ai theksoi se PD dhe opozita do të krijojnë një qeveri llogaridhënëse, por sipas tij kjo qeveri nuk jep siguri kështu që duhet të largohet.

“Kërkohet luftë kundër korrupsionit dhe dënimi i personave që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Personat të cilët janë në krye të listës 184 dhe 339, Edi Rama i ka vendosur në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Opozita po harton një plan antikrizë dhe një platformë për Shqipërinë si e gjithë Evropa.

Kjo krizë mund të kapërcehet vetëm me vullnet politik. Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci, siç nuk ofrojë në 2017 dhe as në 2019, por përkundrazi në 30 qershor, kjo qeveri tregoi se ka kontroll total mbi KQZ, policinë, prokurorinë, kontrollin e shtetit dhe shkatërroi një proces që vetë garonte dhe vetë votonte.

Zgjidhja e krizës pra kërkon vullnet politik, kërkon zgjidhje politike dhe është naive të mendosh se vjen nga shkaktarët e kësaj krize. Është momenti që ai dhe PS duhet të reagojë për këtë krizën dhe t’i hapin rrugë zgjidhjes së saj. Ne po e trajtojmë këtë me përgjegjësi të plotë. Zgjidhja politike nuk kërkon vetëm ndryshime ligjore dhe administrative, por vullnet politik dhe zgjidhje politike, të cilat nuk mund të vijnë nga shkaktarët e kësaj krize. Edi Rama duhet të marrë përgjegjësinë për dështimin.” ka thënë ndër të tjera kreu i PD.

Loading...