Ralf Gjoni: “Nuk mund të bëhemi fasadë e një tryezë me tre bashkëkryetarë dhe për t’u bërë sajesë e një fejese PD-PS”

Deputetës e rinj te opozitës parlamentare u larguan në shenjë proteste nga tryeza e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore.

Ralf Gjoni, deputet i Grupit të Pavarur Parlamentar, ka theksuar se deputetët e Kuvendit nuk do të bëhen fasadë dhe nuk do të përdoren për një ‘fejesë’ PS-PD.

“Nuk mund të bëhemi fasadë e një tryezë me tre bashkëkryetarë dhe për t’u bërë sajesë e një fejese PD-PS. Ne kemi dalë në shenjë proteste të asaj maskarade që pamë”, u shpreh Gjoni.

Gjoni theksoi se opozita parlamentare është për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe se nuk do të lejojë asnjë pazar në kurriz të qytetarëve.

Loading...