Sa herë që nga vendet e BE-së ka një lajm të keq për shqiptarët, në lidhje me qëndrimin e tyre për negociatat e Shqipërisë, duket se kjo është një lajm i mirë për opozitën.
Të paktën, këtë e ka treguar qartë ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i cili duket se gëzon, se sipas BE i ka mbyllur dyert Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thekson se Holanda e Lulit tha jo për negociatat, por shton se duhet të “Gezoheni qe Holanda thote Jo por nuk na shton kushte te tjera.”
Postimi i plotë i Vasilit:
Holanda thote Jo,por te pakten s’po na shton kushtet. Holanda thote qarte se :
-Shqiperia s’ka permbushur asnje kusht
-Shqiperia perkundrazi ka bere hapa pas
– Kushtet e 2018 mbeten teresisht te parealizuara
– S’ka nevoje as qe te mblidhet fare parlamenti holandez per nje vendim per negociatat me Shqiperine,se vlen akoma qendrimi i vitit 2018 ku Holanda shprehej negativisht hapjen e negociatave.
– Maqedonise i hapen negociatat megjithese ishte vite me pare ishte shume prapa Shqiperise
Shiheni VIDEON dhe gezohuni qe Holanda thote Jo por nuk na shton kushte te tjera.”