Klevis Balliu: “Europa kërkon përgjegjësi për ata që kanë vjedhur, për ata që kanë vjedhur votat, të gjithë një për një do të shkojnë të përballen me drejtësinë”

Gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re, ish deputeti i PD, Klevis Balliu komentoi edhe vendimin e djeshëm të Bundestagut gjerman, i cili e çoi në 9 numrin e kushteve për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas anëtarit të Kryesisë së PD, kushtet e vendosura nga Gjermania flasin qartë.

“Ato kushtet flasin qartë, ato tregojnë përgjegjësitë për ata që kanë vjedhur votat, qytetarët shqiptarë, për atë banditë e kriminelë që janë në institucionet e shtetit. Europa kërkon përgjegjësi për ata që kanë vjedhur, për ata që kanë vjedhur votat, ë gjithë një për një do të shkojnë të përballen me drejtësinë. Nuk dënojnë Tahirin, bandat, por qytetarët e Unazës e qytetarë të tjerë janë në burgje”, tha Balliu, i cili lëshoi edhe një paralajmërim: “Nuk do ti falim, as ne, as shqiptarët, as PD, ata që kanë kryer krime”.

Loading...