Aurela Gaçe njihet jo vetëm për zërin e saj shpërthyes, por edhe për batutat dhe sportivitetin që dhuron për fansat e saj: “Në këngën e parë fare,flokët i kisha prerë vetë, i kisha bërë me limontos që të ngrinin”

Aurela Gaçe njihet jo vetëm për zërin e saj shpërthyes, por edhe për batutat dhe sportivitetin që dhuron për fansat e saj.

Është ndër personazhet e vetëm që ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj.

Që në fillimet e karrierës, Aurela ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për ‘look’-un. Flokët e saj i kanë provuar pothuajse të gjitha ngjyrat duke filluar nga rozë, blu, portokalli dhe të kuq.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja kujtoi daljen në skenë të vitit 1993 dhe tregoi se flokët i kishte prerë vetë dhe i kishte bërë me limontoz që të ngrinin.

“Në këngën e parë fare, në vitin 1993, “Pegaso” flokët i kisha prerë vetë, i kisha bërë me limontos që të ngrinin. Kostumi ka qenë borxh dhe fundi ishte i gjatë, s’kisha ku dilja me atë fund dhe e mblodha lart, e bëra të shkurtër. Por nuk duket se ka qenë nën xhaketë.

Ku do dilja unë ashtu, do nxirrja shalët, ato që kisha. Mbaj mend që më ka thënë skenografi i asaj kohe: “Ti je ajo goca nga Vlora?” Po iu përgjigja unë gjithë qejf.

Unë jam ai që kam bërë skenografinë më tha dhe të falenderoj që ma bëre skenografinë të njohur sepse shkoje nga cepi në cep”, tregoi këngëtarja./tvklan.al

Loading...