Incident në takimin e Rudina Hajdarit në Shkodër: “E njeh Azem Hajdarin. Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë ndërsa ti po kthen komunizmin. Shtojca e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve”

Incident në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhej dhe deputetja Rudina Hajdari.

Ndërsa po fliste deputetja një djalë i ri u fut në sallë dhe iu drejtua Hajdarit: Ju nuk përfaqësoni të djathtën por i shërbeni Edi Ramës.

Djali i ri shton: E njeh Azem Hajdarin. Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë ndërsa ti po kthen komunizmin. Shtojca e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve.

Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

Më pas djali u largua dhe Rudina vijoi: “Ajo çfarë ndodhi tani është çfarë bën politika e sotme. Na ndan mes PD e PS. Nuk duhet të lejojmë politikën të na përçajë”

Sot ishte Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja dhe deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar në shkollën e gjuhëve të huaja në Shkodër.

Loading...