Gruaja më e paguar për vitin 2018…

Forbes ka shpallur këngëtaren Katy Perry si gruan për të paguar të vitit 2018 në industrinë e muzikës.

Revista e biznesit vlerëson se Perry fitoi 83 milionë dollarë nga qershori i vitit 2017, deri në qershor 2018.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka performuar 80 ditë në turneun e saj botëror për promovimin e albumit të pestë, “Witness”, duke fituar më shumë se 1 milion dollarë në një natë. Gjithashtu këngëtarja u pagua më shumë se 20 milionë dollarë për punën e saj si anëtare jurie tek American Idol.

Perry ngjitet në këtë mënyrë nga vendi i nëntë që ndodhej vitin e kaluar.

Ishte Beyonce që kryesoi klasifikimin në vitin 2017-ën, si gruaja më e paguar në industrinë e muzikës sipas Forbes, por këtë vit ra në vendin e 3-të me 60 milionë dollarë fitime.

Talyor Swift kaloi nga vendi i 3-të që ishte vitin e kaluar në vendin e dytë këtë vit me 80 milionë dollarë fitime.

Lista e këngëtareve më të paguara:

1. Katy Perry (83 milionë dollarë)

2. Taylor Swift (80 milionë dollarë)

3. Beyonce (60 milionë dollarë)

4. Pink (52 milionë dollarë)

5. Lady Gaga (50 milionë dollarë)

6. Jennifer Lopez (47 milionë dollarë)

7. Rihanna (37.5 milionë dollarë)

8. Helene Fischer (32 milionë dollarë)

9. Celine Dion (31 milionë dollarë)

10. Britney Spears (30 milionë dollarë)/Atsh

Loading...