Turqia sot përjetoi momente të frikshme pasi u godit një valë e fortë tërmetesh.
Tërmeti 5,8 ballësh me epiqendër në Detin e Marmara la pas 8 persona të plagosur në Stamboll.
Sipas Agjencisë më e madhe në botë për tërmetet “EMSC”, brenda 6 orësh janë regjistruar plot 22 tërmete në disa zona të Turqisë.
Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të vdekur.
Presidentit i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pasi u kthye nga Amerika, ku qëndroi për të marrë pjesë në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) foli për tmerrin që kaluan bashkëqytetarët e tij. Ai tha se situata mbetet e rëndë.
Loading...