Një numër i madh i lëkundjeve të pasme u regjistruan pas tërmetit me magnitudë 5,8 ballë që dje tronditi Stambollin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), 144 lëkundje, më e forta me magnitudë 4,1 ballë, u regjistruan pas tërmetit të pasdites së djeshme me epiqendër në ujërat e Detit Marmara, pranë rrethit Silivri të Stambollit.
Tërmeti i djeshëm shkaktoi edhe rrënimin e një minareje në lagjen Avcılar, ndërsa ekipet intervenuese kanë pastruar rrënojat e saj.
Xhamia, në të cilën ekipet e sigurisë kanë vendosur kordon sigurie, është mbyllur përkohësisht për besimtarët.
Loading...