Uniformat blu të Vlorës bëjnë me dije se më datë 26.09.2019, në fshatin Kotë, pranë vendit të quajtur “Qafa e Dushkut”, Bashkia Selenicë, për motive të dobëta shtetasi A.N., i punësuar si roje në një firmë të përpunimit të inerteve, ka goditur me automjet për motive të dobëta shtetasin P.D., i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më tej policia bën të ditur se pas kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit A.N., është gjetur një mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale si armë e ftohtë.
Njoftimi i policisë
Më datë 26.09.2019, në fshatin Kotë, pranë vendit të quajtur “Qafa e Dushkut”, Bashkia Selenicë, shtetasi A. N., i punësuar si rojë në një firmë të përpunimit të inerteve, ka goditur me automjet për motive të dobëta shtetasin P. D., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit A. N., policia gjeti një mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale si armë e ftohtë.
Në këto kushte, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në fshatin Lepenicë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit: P. D., E. R., E. D. dhe D. T, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me fjalë përfaqësuesit e firmës së përpunimit të inerteve.
Gjithashtu, nga hetimet e mëtejshme, Policia ka proceduar në gjendje të lirë për “Njoftim të rremë në organet e rendit” shtetasit: Y. S. (pronari i firmës) dhe B. H. (tekniku i kësaj shoqërie), pasi këta shtetas kanë njoftuar se janë dhunuar fizikisht, fakt i cili nuk ka rezultuar të jetë i vërtetë.