Pas publikimit të raportit të Venecias një ditë më parë, ku ndër të tjera theksohej se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, me ç’dekretimin e 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili menjëherë është hedhur në “sulm” për të mbrotjur presidentin e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruante se “Ka vetem nje Gjykate per zgjedhjet,qe eshte OSBE ODIHR!
Faqen e zeze te 30 qershorit monist nuk ka Venecia dhe zhake qe e lan.”.
Por, pas këtij postimi të Vasilit, qytetarët kanë shpërthyer në komente, kundër Vasilit, por edhe kundër presidentit Ilir Meta, të cilit i kërkojnë dorëheqjen.
“E mer, Basil!
Ruaj me mire veten dhe lere Liken se ai iku…”-shkruan një qytetar.
Ndërsa një tjetër shkruan “Keni lujt si keni dasht tesh jeni drejt gremines hajna ju jeni ba si putanat sa ni semafor ne tjetrin te pa ftyrë”.
Gjithashtu një komentues shkruan “Thuj Likes jep dorheqen ta marin e presidencen se vetem ajo i ka ngel o Tit djathi”.
“Ik ore i Degraduar”-shkruan një tjetër.