1-Keni më shumë liri për veten tuaj
Nëse jeni beqar keni më shumë kohë për te kuptuar se çfare dëshironi të arrini.
2-Keni shumë mundësi të takoni njerëz të rinj
Kur jeni beqar ka të bëjë me mundësi më të mira për të takuar njerëz të rinj, pasi që shumë njerëz kur janë në lidhje kanë tendencë të mbyllen dhe të mos shohin mundësi të tjera.
3-Keni kohë ti kushtoheni njerëzve që kanë vlerë, si familja
Kur jeni të lirë, dhe pa presionin që duhet ti kushtoni kohë dhe vëmendje një personi, ju keni më shumë kohë të lirë të shpenzoni me njerëzit që ja vlejnë, si familja dhe shoqëria.
4-Kurseni para
Të jeni në lidhje nuk është e lirë. Gjithmonë jeni duke u munduar të krijoni apo edhe të bëni diçka së bashku, dhe kjo kërkon shpenzime.