Eduard Selami takim me Bashën

Eduard Selami është parë sot në mesditë të kalojë porten kryesore të PD dhe të ngjitet në katin e dytë të godinës, ku ndodhet zyra e Kryetarit Basha.

Selami si gjithnjë i buzëqeshur, ka përshendetur punonjësit e PD dhe operatorët e televizioneve qe janë gjithnje prezent aty.

Besohet se ish-kryetari i PD ka një takim me Bashën. Ky mendohet të jetë komunikimi i parë pas një periudhe të gjatë, ndoshta që pas garës për kryetar të korrikut të vitit 2017.

Loading...