Nis “gjuetia” e personave në kë.rkim

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe drejtues të lartë të Policisë së Shteti, inspektuan ambientet e Njësisë Speciale për Kapjen e Personave në Kërkim.

Kjo njësia speciale u prezantua javën e kaluar në Poloni, me synim aderimin në Rrjetin ENFAST, që është rrjeti europian për kapjen e personave në kërkim.

Kjo njësi përbëhet nga dy komponentë, komponenti i Inteligjencës, i cili ka për detyrë të mbledhë informacionin, ka një pikë kontakti 24 orë në 7 ditë të javës dhe bashkëpunon intensivisht me agjensitë homologe në nivel europian; si dhe Njësia Operative e cila funksionon në shërbim të Njësisë Inteligjente, për bërjen të mundur të ekzekutimit të urdhrave të arrestimit të personave më të rrezikshëm, qofshin këta në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar.

“Janë shumë mirë të trajnuar dhe plotësojnë gjithë kushtet e parametrat e nevojshëm për të funksionuar si homologë të denjë të Njësive në vendet e Bashkimit Europian”, tha zv. ministri Lamallari.

Loading...