Sot është arrestuar Agron Ramadanit, Shef i Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa në Bankën Qendrore të Kosovës.
Sipas policisë ai është i dyshuar për “Falsifikim të Dokumenteve ” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”
“Sot më 23 nëntor 2018, Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara lidhur me dyshimet për veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve ” nga neni 398 i KPRK-së, “Legalizimi i përmbajtje së rreme” nga neni 403 i KPRK-së, kanë arrestuar personin e dyshuar me iniciale (A.R. viti i lindjes 1970)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Agron Ramadani dyshohet se që nga viti 2008, ka përdorur diplomën e falsifikuar universitare për t’i siguruar vetes pozita udhëheqëse në një institucion, transmeton lajmi.net.
Me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative, veprave penale dhe në veçanti luftimit të krimimit të organizuar dhe korrupsionit.” /Lajmi.net/