VLERËSOHEN ARTIZANËT VLONJATË…
-me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore-
Kanë pak kohë që janë bërë bashkë në një shoqëri emërtuar “ArtCraft”.
Për të parën herë verën e këtij viti, sezonin turistik që porsa “mbylli” portën, dolën të organizuar diku në Lungomaren buzë detit, me stendat e tyre të ndërtuara posaçërisht.
Mjedisi në dispozicion falë kujdesit të bashkisë së qytetit, bërja bashkë, “zbulimi”, falë kujdesit të DRKK Vlorë.
Në ditën e organizimit të aktivitetit të madh kulturor ” Zeje & Folk”, shkëlqyen me pjesëmarrjen e tyre.
Hera e parë që u shfaqën të gjithë bashkë, të organizuar deri në detaje, në një ambient të bukur në brendësi të qytetit.
Sheshi i rikostruktuar hijshëm përpara stadiumit ” Flamurtari” u pushtua nga zejtarë e mjeshtra punimesh tradicionale.
Të ndërthurura me folk përndritën sheshin dhe qytetin.
Me të drejtë DRKK Vlorë i vlerësoi me Çertifikata Mirënjohje.
Të dhjetë meritonin 10-të.
Axhi Dapaj, Axhem Binaj, Dushan Mezini, Qazim Sulioti, Avenir Troqe, Kujtim Lapa, Shpresa Dahri, Festim Zemani, Laureta Çobani, Musa Feruni.
Vlora, tani me një aset trashëgimie kulturore më shumë…