Vasili: “Të dashur idiotë!Boll u përdrodhët dhe boll u përvodhët.Merruni me zhdukjen e kokainës nga kontenieret se nuk ju ndihmon dot Venecia”

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, pas deklaratave që kanë pasuar publikimin e draft-rezolutës të Komisionit të Venecias.

Sipas Vasilit, Komisioni i Venecias nuk thotë gjëkundi se “Meta ka shkelur Kushtetutën”, e ndërsa sipas tij, po përdoret për të kamufluar kapjen e një sasie prej 137 kg kokaine në portin e Durrësit.

Postimi i plotë

Të dashur idiotë! Boll u përdrodhët dhe boll u përvodhët. Merruni me zhdukjen e kokainës nga kontenieret se nuk ju ndihmon dot Venecia.

Në asnjë rast Venecia o idiote nuk ka thënë gjëkundi që presidenti ka bere shkelje(violation)të kushtetutes apo afateve kushtetuese. Mësoni si shqipërohet “exeedings” o të sëmurë psiqike se na e shpifët me shkollëpakësinë tuaj.

Loading...