Katër persona nga Saranda, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për kultivim të kanabisit.
Në pranga kanë rënë shtetasit:
-R.B., 31 vjeç, banues në Çlirim.
-L.R., 46 vjeç, banues në Bistricë.
-F.P., 30 vjeç, banues në Çlirim.
-B.H., 30 vjeç, banues në Shijan.
Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tyre pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës, në afërsi të Syrit të Kaltër.
Loading...