Por, mosha mesatare kur femrat piqen apo “rriten” është 32 vjeç
8 nga 10 femra besojnë se meshkujt asnjëherë nuk do të ndalen së qeni fëmijëror – ku gjestet e tyre më të zakonshme janë gromësimat, konsumimi i ushqimeve të shpejta në orët e hershme të mëngjesit, vozitja e shpejtë e veturës, luajtja e video-lojërave, etj.
Heshtja gjatë fjalosjeve, paaftësia për të gatuar shujta të thjeshta dhe ri-tregimi i të njëjtave barsoleta janë vlerësuar po ashtu si shenja të pamaturisë te meshkujt.
Dy gjinitë janë pajtuar se femrat e arrijnë pjekurinë shumë më herët sesa meshkujt, mesatarisht në moshën 32 vjeçare.
Edhe meshkujt e kanë përshkruar veten si të papjekur – më saktësisht 1 në 4 meshkuj e ka pranuar këtë fakt.
Përndryshe 1 në 3 femra e kanë përfunduar një lidhje për shkak se e kanë humbur durimin për papjekurinë e mashkullit.
Megjithatë, ka edhe ekspertë tjerë që thonë se papjekuria është e nevojshme në lidhje sepse sigurohet që lidhja të mbetet argëtuese dhe e freskët.
Madje, papjekuria u ndihmon meshkujve edhe të lidhen më mirë me fëmijët.