Humbi fëmijën në protestë? Zbulohet e vërteta për 30 vjeçaren

Erjona Dozhani, 30 vjeç është një nga protestueset e shoqëruara ditën e djeshme në komisariat për protestën e dhunshme para Parlamentit bashkë me bashkëshortin e saj Lulzim Dozhani, 42 vjeç.

Shpejt, disa medie pranë opozitës e përdorën këtë lajm politikisht duke shkuar më tej e duke thënë se gruaja ishte 5 javëshe shtatzënë por humbi fëmijën në bark për shkak të dhunës së ushtruar.

Newsbomb.al u interesua zyrtarisht për të mësuar se si qendronte në të vërtetë kjo histori.

Burime zyrtare nga policia kanë përgënjeshtruar lajmin ndërsa burime nga Prokuroria pohuan se ndaj 35-vjeçares ka nisur një hetim në gjendje të lirë.

Burimet i thanë newsbomb.al se Erjona Dozhani, e shoqëruar dje nga policia kishte pohuar në komisariat se ishte shtatzënë por dëshmia e saj ka rezultuar e pavërtetë.

Ndërkaq, nisur nga fakti që Dozhani është nënë e një fëmije të vogël që e priste në shtëpi, prokuroria ka vendosur ta procedojë në gjendje të lirë dhe pas pak orësh, ajo është lënë e lirë nga ambientet e komisariatit. Mesa duket, dikush ka qenë i interesuar të përhapë një lajm “fake” dhe të deformojë të vërtetën./Newsbomb

Loading...