Nevojë urgjente për ndihmë – Prej 8 vitesh në shtëpi,në shtrat, prindërit duan vetëm një krevat spitalor për Erjonin

Quhet Erjon Xhangoli dhe jeton në fshatin Barc në Korcë. 

Historia e 29-vjeçarit fillon në vitin 2011, kur ishte 21 vjeç dhe kushtet ekonomike e detyruan të merrte rrugët e kurbetit..

Pas 7 ditësh rrugë në këmbë, mbërrin në një fshat të Greqise ku kishte vëllain ,por fati nuk ishte me të pasi një patrrullë policie i vihet pas.

Xhangolli nga frika se do e kthenin në Shqiperi, për mungesë dokumentash, largohet, por nga ndjekja bie në një greminë dhe humb ndenjat.

Pas tre muajsh qëndrim në nje spital grek, e rikthejnë në Shqipëri, por në spitalet shqiptare e mbajne vetëm 24 orë .

U bënë plotë 8 vjet që 29 vjecari qëndron në banesën e tij. Të vetmit që i qëndrojnë pranë janë prindërit, të cilët janë kthyer në mjek.

Edhe pse në kushte shumë të vështira ekonomike apeli i tyre është i rrallë, duan vetëm një krevat spitalor.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë familje, vihet në dispozicion numri i kontaktit të babait të Erjonit, Skënder Xhangoli: 068 57 43 427.

Loading...