KFOR-i deklaratë të fuqishme serbëve: “Lutuni që mos të ndërhyjmë ne”

Njësia Speciale e Kosovës , sot në mëngjes ka kryer një aksion policor në veri, ku ka a.rrestuar katër persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në v.rasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Për këtë aksion të Policisë janë deklaruar edhe KFOR’i. KFOR’i është duke qëndruar në veri, derisa atje po mbahet protesta kundër taksës ndaj produkteve serbe, dhe deklarojnë se janë të gatshëm për intervenim, ndonëse shpresojnë që nuk do të ketë nevojë për diçka të tillë.
Për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri, janë deklaruar edhe nga KFOR’i.

KFOR’i ka deklaruar se nuk ka ka pasur o.peracione të j.ashtëligjshme apo veprime ushtarake dhe asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë k.ërcënim për sigurinë e qytetarëve.

“Nuk ka pasur operacione të jashtëligjshme apo veprime ushtarake dhe asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë k.ërcënim për sigurinë e qytetarëve. KFOR-i e konfirmon se ajo që ndodhi ishte vetëm një operacion policor dhe nuk ka pasur pozicionim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo të ndonjë force tjetër ushtarake në pjesën veriore”, thuhet në reagimin e KFOR’it.

Sipas KFOR’it, situata në veri është e qetë, dhe se ata janë të gatshëm të intervenojnë nëse ndodh diqka, ndonëse ata shpresojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë.

“Situata në përgjithësi mbetet e qetë dhe nën kontroll, ndonëse KFOR-i është i vetëdijshëm se ka ngritje të tensioneve politike për shkak të disa zhvillimeve ekonomike dhe ndërkombëtare. Për shkak të ndjeshmërisë politike të rastit, KFOR-i i fton të gjitha palët që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe të përgjegjshme, pa përdorim të f.orcës apo dh.unës. Sidoqoftë, KFOR-i vazhdon ta përcjellë situatën dhe të jetë i pranishëm në terren, duke shpresuar se nuk do të ketë nevojë për intervenim”, përfundon komunikata

Loading...