A do të rikthehet Ilir Meta në politikë? – Baton Haxhiu: “Ilir Meta është i vdekur politikisht. Presidenti është në dilemë a është president apo kryetar i LSI-së”

A do të rikthehet Ilir Meta në politikë?

Kjo është pyetja e cila ndezi një debat në pjesën e tretë në emisionin Open në Top Channel mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.

Baton Haxhiu tha se për gabime ekskluzivisht të tija Ilir Meta është i vdekur politikisht. Presidenti është në dilemë a është president apo kryetar i LSI-së.

Në atë momente ka ndërhyrë Andi Bushati. Batoni thotë se në të gjithë e keqja është nga opozita dhe presidenti.

Pra këta që skanë gjë në dorë e kanë fajin. Për konçensionet, rrogat, vendimet paska fajet opozita dhe ato që marrin vendime nuk kanë asnjë faj.

Baton Haxhiu iu kundërpërgjigj duke i thënë se logjika e Bushatit është e gabuar.

Presidenti gabon që qëndron aty, duhet të largohet. Meta i cili është i vetmi zë kundër qeverisë duan ta shkarkojnë.

Në debat u fut edhe analisti tjetër Neritan Sejamini. Ai tha se duhet të këmi parasysh se opozita të gjithë votuesit e saj i kas pas vetes. Nuk do flasim me shifra, por votuesit e saj opozita i ka me vete, e kanë ndjekur në çdo vendim.

Loading...