KU ISHIM , KU JEMI
Kanë vuajtur më parë ish prej varfërisë
Bukën patën ndarë në mes vllazërisë
Helmë edhe gëzim së bashku i pritën
Hallit të njëri – tjetrit në sofër iu gjindën.
Po sot ç’ka po ndodh : ku ishim , ku jemi
Me mirësi plot por të lumtur s’jemi
Jemi për të qarë dhe me shtatë palë lot
Hallin për të ndarë ke vetëm një Zot.
Ti nis të qash torbën , të tregojnë thesin
Dikush tund veç kokën, mbas krahëve të qeshin
Djalli ka arritur të prekë çdo shpirt
Ç’fytyra pe sot , nesër mos i prit.
Asgjë si më parë nuk është më tani
Kjo botë është shpëlarë , der në çmënduri
Me njerëz të ftohtë , distanca të tëra
Nuk dimë ç’është radha , nuk dimë ç’është sëra.
Ikonat e gjyshërve më vijnë ndër mënd
Me fjalët e tyre , ar edhe argjënd
Kur shoh këtë botë me pasuri plot
Nga jashtë gjithë nur , brenda mos o Zot!
Nuk dimë ç’ka po ndodh , as ku do qëndrojë
Realiteti sot është katran me bojë
Të gjithë në një hall , ndodhemi dhe jemi
Jetojmë në luks por bëjmë jetë qeni.
ARDJANA DRAGOI