Policia greke dha të martën të dhëna zyrtare lidhur me operacionet ndaj një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit ishin përfshirë në transport të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria, përmes Greqisë në Turqi në shkëmbim të sasive të heroines që kalonte po nga Greqia për në Shqipëri.
Sipas autoriteteve të vendit fqinj, gjatë operacioneve janë arrestuar 4 anëtarë të rrjetit dhe janë sekuestruar 1,172 kilogramë marijuanë e papërpunuar.
Ndërsa Drejtori i Zyrës së Prokurorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafikimit të Drogave Spyridhon Evangjelidhis tha se operacionet në tokë, në det dhe me mjete nga ajri janë kryer në bashkëpunimin e Rojës Bregdetare Greke, Policisë Greke dhe Frontex-it për goditjen e skafeve me shpejtësi të lartë që trafikonin drogë.
Syri.net ka mundur të mësojë emrat e 4 të arrestuarve, që të gjithë nga Vlora: Aleksandër Brozi, 25 vjeç, Hajri Shehaj 42 vjeç si dhe dy persona të tjerë të identifikuar si Gjergji 35 vjeç dhe Dalipaj 42 vjeç.
Njëri prej tyre, 42 vjeçari Shehaj, rezulton të jetë banor i lagjjes së famshme në qytetin bregdetar,“Çole”:
Aleksander Brozi i bie te jete 25-vjecari. Hajri Shehaj i bie te jete 42, Gjergji 35 dhe Dalipaj 42.
Tre nga të arrestuarit do të dalin përpara gjykatës në Mitiliny ndërsa një nga të arrestuarit në Volos.
Sipas gazetës së famshme greke, “Kathimerini”, pas drogës fshihet një rrjet trafikantësh shqiptaro-italiane që transportonin hashash nga Shqipëria në Turqi dhe e këmbenin me heroinë.