Policia më në fund ka sqaruar ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Xibër të bashkisë së Klosit.
Sipas policisë rreth orës 14:24 minuta të mesditës së sotme Sali Dakuci ka qëlluar me armë kushëririn e tij të parë, Kujtim Dakuci dhe djalin e tij, Flogert Dakuci.
Pasi ka kryer krimin, autori ka qëlluar veten, duke humbur jetën.
Policia e Klosit/ Informacion paraprak
Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.