Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Cirkut Kombëtar, Saimir Çili, një detyrë të cilën ky i fundit e mban prej rreth 2 vitesh.
VKM është marrë ditën e sotme dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa vendimi ka hyrë në fuqi menjëhrë.
VENDIMI I PLOTË:
VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TЁ CIRKUT KOMBËTAR
Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Sajmir Çili lirohet nga detyra si drejtor i Cirkut Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
Çili është emëruar drejtor i Cirkut Kombëtar të Tiranës më 24 Tetor të vitit 2018 pas shkarkimit të ish-drejtorit Kujtim Dumi, i denoncuar për korrupsion.
Kantautori ishte emëruar në këtë detyrë nga ish-zv/kryeministria Senida Mesi ndërkohë që Çili kishte afro dy dekada që punte në ish-Estradën e Tiranës, që kishte në vaërsi edhe Cirkun. Ndërkohë nuk është komunikuar ende një emër tjetër që do të pasojë Saimir Çilin në këtë detyrë.