LIRIA DHE ËNDRA E PASOSUR E NJË GRUAJE…
ESSE
Ku gjendet e BUKURA tek një femër…ku enden shpresat,kujtimet,ditët e saponjohura prej saj.
Ato lindin kaq butësisht si një simfoni e shkruar me nota e tinguj të rinj.Aty ajo dashuron ëmbëlsisht dhe stinët i kthen pranverë në zemrën e atij.Sepse mbas cdo zemre fshihet bulëzimi i çdo gëzimi,Lumturie të munguar që dashur pa dashur merr formën e erës që shkund shkujdesur petale të njoma .
Ku gjendet liria te një grua ? Te forca që vjen kompozim e e dritë emocioni në një lakolizëm elegant ku jepet tërësia e të vërtetave me të dhënat e të pathënat skalitur në kujtesë.Provo të shkelësh mbi dhembjen e një femre,provo ti shembësh shpirtin dhe do të ndjesh fundin e një jete.Ëndrat e saj janë të pasosura ,përherë prodhon produktivitet,vlerë të merituar përkrah burrit.
Në emër të jetës ajo jep vlerë ,rreth të artë,vullnet e shpirt këmbëngulës si një nënë ,motër,bashkëshorte e mirë.
Vetëdija e saj në shoqëri nxjerrë vitalitetin,qëllimin që i jep vetes jo vetëm si një forcë riprodhuese por edhe si një femër në karierë që ecën përpara drejt një rrugëtimi në drejtimin e duhur.E ardhmja e saj sjell pozitivitet ,rezultatin që nesër të jetë një grua e motivuar në shoqëri e familje.
Në jetën e cdo femre shihet një personalitet në ngritje,një botë emocionale plot jetë jashtë kontradiktave dhe imazheve të remë.Duke “luftuar”përditë pak nga pak kjo grua arrin të heth hapin e duhur te objektivat që i ka vënë vetes,sepse liria e saj ngelet ngjyra plot dritë,paqja e brendshme me ndjenjën e një identiteti ku ekuilibri dhe forca kreative gjen peshoren e vet…
RUDINA PAPAJANI