Gjykata e Durrësit ka lënë në masen e arrestit burg, ish drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pulën, i cili u arrestua pak ditë më parë për “Shpërdorim Detyre”.
I pranishëm në seancën gjyqësore të Pulës, ishte edhe zëvendës kryeministri Erion Braçe.
Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës.