Vijimi i lungomares nga zona e tunelit në ujë të ftohtë deri në afërsi të Radhimës – Projekt madhor në Vlorë,me gjatësi prej 3 km

Shëtitore përgjate bregdetit në një gjatësi prej 3 km,vijimi i lungomares nga zona e tunelit në ujë të ftohtë deri në afërsi të Radhimës.

Projekti madhor i Vlorës,në të cilën kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka dalë në një konfernecë për mediat,duke prezantuar vijimin e shëtitores përgjatë bregdetit, Në zonën ku përfundon lungomare deri në afërsi të tunelit,me një gjatësi 1.3 km ,janë parashikuar pishinë olimike,me ujë deti, pishinë për fëmijë dhe mbi të gjitha zgjidhja e problematikës së parkimeve në një project dy katesh nentokesore,në zonën pranë tunelit me 160 vende parkimi.

Projekti i shëtirores përgjate bregdetit vijon prej zonës së tunelit deri në afërsi të Radhimës, rreth 3 km,aty ku ka nisur tashmë dhe aksioni I IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Rikthimi i hapësirave publike, dhe dy projekte shumë të rëndësishme në zonën e tunelit ,dhe tek zona e quajtur kalaja në Vlorë, ndërsa shëtitorja do të jetë përgjatë gjithë bregdetit pa u penguar nga asnje lloj ndertimi .

Duke prekur aksioni I IKMT,Leli konfirmoi vijimin e tij,në prishjen e të gjitha objekteve pa leje,por edhe në faktin se nuk ka selektime në prishjet e tyre, por vonesat në prishjen e disa objekteve, lidhen me dokumentacionin që zotërojnë ato objekte.

Ndërsa banorët do të njihen me projektin pas një debati public më vete , banorët në daljen e tij për mediat,kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka konfirmuar se vetëm në projektin e lungomare 2 ,nga uji i ftohtë ku përfundon aktualisht lungomare deri tek tuneli vlera e financimit shkon ne 4 milion euro,ndërsa projekti i shëtitores nga tuneli deri në Radhimë është në detajet e fundit të tij.

Loading...