Policia holandeze, e cila ka gjetur 350,000 euro të fshehura brenda një lavatrice, ka arrestuar një burrë me dyshim për pastrim parash.
Policia tha në një deklaratë se oficerët po kontrollonin një shtëpi në perëndim të Amsterdamit të hënën për banorët e paregjistruar kur gjetën shumën e madhe në lavatrice.
Një foto e shfaqur në faqen e internetit të policisë tregoi tufa lekësh, kryesisht prerje 20 dhe 50 euro, brenda lavatrices.
Loading...