Nard Ndoka: “Rama është rrangall që e kanë braktisur qytetarët dhe ka mbetur vetëm me kriminela dhe oligarkë”

“Rama është rrangall që e kanë braktisur qytetarët dhe ka mbetur vetëm me kriminela dhe oligarkë”, ka qenë shprehja që kryetari i demokristianëve, Nard Ndoka, ka shpërndarë dy ditë më parë në faqen e tij në rrejetet sociale, dhe për këtë vlerësim është ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të mbrëmjes së sotme.

Ndërsa është pyetur për të komentuar më tej Ndoka ka thenë:

“ Rama është kapur peng nga grupet kriminale që ka futur në politikë, nga oligarkët dhe socialistët e kanë braktisur.

Është peng politik. Shumica e lëvizjeve të partive politike të vogla kanë qenë politike.

Nëse ne do t’i ofrohemi pushtetit, ka pasur kërkesa e joshje për të qenë në parlament. Ne s’po i kërkojmë pushtet Ramës”.

Loading...