Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një burg grek, ku një 34-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një perleshje.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të plagosurit, të cilët tregojnë se i afërmi i tyre po lufton me jetën, ose mund të ketë ndërruar jetë, pasi ende nuk dihet fati i tij.
Ngjarja është regjistruar në Burgun e Patrës, ndërsa i riu nga Patosi është identifikuar me inicialet R.Sh.
Familjarët e të lënduarit kanë treguar për “Fax” se i kanë bërë apel presidentit Meta dhe kryeministrit Rama për të zbardhur rastin, ndërsa shprehin ankesa për Ambasadën Shqiptare në Greqi.
Apeli:
Si president i vendit tim… ju bej thirrje që të bëni dicka për të zbardhur këtë rast, si dhe 51 shqiptarve te eleminuar fizikisht, apo qe i kane dhene vete fund jetes se tyre në këto burgje. Këtë thirrje jua a bej juve pas një Thirrje te bere më parë kryeministrit Rama…! Sa për Ambasaden tonë ajo ne kete drejtim eshte antishqiptare.”
Kujtojmë këtu se nëntë muajt e fundit janë ekzekutuar disa shqiptarë në burgjet greke, ngjarje të cilat ende nuk janë zbardhur plotësisht nga autoritetet përkatëse.