Mos përdorimi i Facebook-ut ju bën më të lumtur dhe më produktiv.
Ky është përfundimi i një studimi kryer nga Universiteti Texas A&M.
1765 studentë, me një llogari në Facebook, morën një javë ‘pushim’ nga platforma e tyre sociale dhe paskësaj ata e ndjen veten më pak depresiv dhe shumë më tepër produktiv. E pamundur? Jo është e vërtetë. Thjesht harroni të ‘konsumoni’ Facebook që të keni një efekt të tillë.
Testimi u drejtua nga ekonomisti Roberto Mosquera i ‘Universidad de las Amèricas’, në Ekuador dhe rezultatet u botuan në revistën ‘Experimental Economics’.
Studiuesit krahasuan aktivitetet e studentëve pjesëmarrës që morën një javë ‘pushim’ nga Facebook-u, me studentë të tjerë që vazhduan të përdornin platformën sociale.
Ata gjithashtu pyetën shumë studentë të tjerë se sa para do të donin të merrnin për të hequr dorë nga Facebook-u për një javë dhe zbuluan se, mesatarisht, pjesëmarrësit ishin gati të hiqnin dorë nga platforma sociale për 67 dollarë, një pjesë kjo e konsiderueshme e buxhetit të përjavshëm të një studenti.
Dhe kjo vlerë u rrit me pothuajse 20 përqind pas një jave jashtë përdorimit të platformës.
Ky vlerësim në rritje, sipas studiuesve, është tipik i një marrëdhënie varësie me platformën Facebook.
Përveç efekteve në shëndet dhe financa, studiuesit zbuluan gjithashtu se përdoruesit e platformës konsumojnë më pak lajme dhe, në të njëjtën kohë, janë bërë më pak të vetëdijshëm për burimet e lajmeve të shtrembëruara politikisht.
Ky zbulim shton mbështetjen për studimet e mëparshme, sipas të cilave, Facebook mund të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për burimet e lajmeve jo-standarde dhe false.