Ngritja e SPAK është parashikuar të ndodhë në muajin tetor.
Deri tani pjesë e SPAK-ut i j janë bërë me 8 prokurorë, të cilët kanë kaluar vettingun në të dyja fazat dhe për tu plotësuar 10 hetues mungojnë vetëm 2.
Ata janë Arben Kraja prokurori i dekriminalizimit, Enkelejda Millona drejtuesja e Elbasanit, Klodian Braho, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Behar Dibra prokuror të Krimeve të Rënda, si dhe Elida Kaçini prokurore e Tiranës, si dhe Altin Dumani drejtues i komanduar tek Apeli i Krimeve.
KLP ka miratuar në SPAK 15 emra përfshi edhe Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Doroleza Musabelliu, Ndini Tavani, Anita Jella për të cilët nuk ka një vendim final të vettingut dhe Manjola Kajana e Besnik Muçi që janë të apeluar në Kolegjin e Posaçëm.
Të kualifikuarit për SPAK
Arben Kraja
Enkelejda Millona
Klodian Braho
Ened Nakuçi
Edvin Kondili
Behar Dibra
Elida Kaçini
Altin Dumani
Në pritje të vettingut
Anton Martini
Elisabeta Imeraj
Doroleza Musabelliu
Ndini Tavani
Anita Jella
Manjola Kajana (KPA)
Besnik Muçi (KPA)