Eksplozivi/ 48-vjeçari është i vëllai i ish-drejtoreshës së Hipotekës

Një makinë tip ‘Benz A Clas’ me targa “AA703 MG” është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi, sonte në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites së sotme në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje.

Në automjet ndodhej drejtuesi, shtetasi Agron Alushaj 48 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Alushaj mësohet se ka humbur gjymtyrët. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë.

Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të shpërthimit të mjetit.

Agron Alushaj mësohet se merrej me biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic. Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.

Loading...